Foto-ilustrim: Policia e Kosovës
Policia Gjen Armë në Kërkim të të Dyshuarit për Vrasje
Policia në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në orët e para të ditës së djeshme në Prishtinë ndodhet ende në arrati.
Sipas policisë, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por aty nuk është gjetur as ai e as ndonjë gjë tjetër e dyshimtë.
Megjithatë, policia njofton se në një objekt ku dyshohej se është fshehur i dyshuari për vrasjen dhe plagosjen e djeshme, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë.
“Është kontrolluar një objekt ku dyshohet që ishte fshehur i dyshuari, me këtë rast janë gjetur dhe konfiskuar dy armë, njëra armë dyshohet që ishte përdorur në rast dhe një veturë të cilën e ka shfrytëzuar i dyshuari”, thuhet në raport.
Policia dje në mëngjes njoftoi se nga të shtënat në Prishtinë është vrarë një person dhe është plagosur një tjetër.
http://kallxo.com/nje-vrare-ne-prishtine/
Policia sot bëri të ditur se e plagosura ditën e djeshme ndodhet jashtë rrezikut për jetë.