Pamje nga Lazarati | Foto: F. Mejdini

Policia shqiptare në kërkim të Bajram Bocit për sulmin ndaj policisë në aksionin në Lazarat

Bajram Boci po kërkohet nga ana e Policisë së Shtetit pasi që i njëjti është i dënuar me burg të përjetshëm për shkak se i njëjti kishte qëlluar me armë drejt policisë në aksionin kundër bandës e cila funksiononte në Lazarat.

Në qershor të vitit 2015 në fshatin Lazarat në Gjirokastër gjatë një operacioni polcior ishte vrarë një polic I. B dhe ishin plagosur dy të tjerë J. I. Dhe P. H.

E për këtë rast, policia ende është në kërkim të njërit nga të dyshuarit që i përkiste grupit që kishte qëlluar drejt policisë në të njëjtin aksion ku kishte mbetur i vdekur efektivi i RENEA-s.

Barjam Boci është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje në rrethana cilësuese” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

I dënuari tjetër me burg përjetë është Alban Baftjari. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, i dyshuari më datën 7 mars 2001, në fshatin Shetel, Shijak, Durrës, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shkuar në orët e vona të mbrëmjes, në banesën e shtetasit Xh. B., për të vjedhur dhe ka plagosur rëndë shtetaset Sh. B., S. B. dhe shtetasin Xh. B., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Alban Baftjari është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Një tjetër i dënuar me burg të përjetshëm është edhe Jashar Begani (Begami).

Në datën 21 korrik 1997, në zonën e stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, shtetasi Jashar Begani (Begami) sipas policisë ka vrarë shtetaset A. L. (B.) dhe Z. K. Jashar Begani (Begami) është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Policia e Shtetit tash e sa kohë ka publikuar fotografi të ndryshme të të personave të ndryshëm të cilën kërkohen pasi kanë kryer krime me të cilat janë dënuar me burg të përjetshëm.