KQZ

Pezullohen 14 Parti Politike

Një numër i madh i partive politike, përfshirë edhe disa që janë themeluar mbi 20 vjet më parë, janë pezulluar sot nga Komisioni qendror i Zgjedhjeve për shkak se nuk i kanë kryer obligimet ndaj këtij institucioni.

Në mbledhjen e sotme KQZ vendosi edhe për pezullimin e 14 partive politike. Këto parti politike nuk kanë dorëzuar në Zyrën për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike – Formularin për të dhënat e ndryshuara vjetore në përputhshmëri me nenin 11 të Rregullës mbi Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politik deri më 31 janar të këtij viti.

Partitë e pezulluara janë: Narodna Crnogorska Partija Kosova, Partia e të Gjelbërve të Kosovës, Partia Liberale e Kosovës, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, Socijaldemokratija, Nova Partija Kosova, Demokracia Sociale e Kosovës, Lëvizja e Re Demokristiane, Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar, Lëvizja Isalme Bashkohu, Srpska Narodna Partija Kosova, Republikanët e Kosovës, Jedinstvena Goranska Partija dhe Partia e Ballit.