Përplasje VV- PDK në Kuvend për Rastin Dehari
16.3.2018 - 17:27
Debati në Kuvendin e Kosovës degjeneroi në përplasje mes deputetëve të VV-së dhe PDK-së.
Situata eskaloi kur ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, në cilësinë e ish ministres së Drejtësisë, doli në foltore për të folur për rastin e vdekjes së Astrit Deharit dhe e akuzoi VV-në si “të instrumentalizuar me qarqe pro-ruse”.
Në këtë moment, deputetët e VV-së filluan të krijojnë zhurmë në sallë duke u rënë tavolinave me dorë, ndërsa në grindje janë përfshirë deputetë të dy grupeve parlamentare.
Seanca qe ndërprerë për pesë minuta dhe tash po vazhdon me fjalimin e ministres Dhurata Hoxha.