Vjosa Osmani (LDK) në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Pasuria prej 600 Mijë Eurove e Vjosa Osmanit

Vjosa Osmani që në zgjedhjet e vitit 2014 ishte deputetja më e votuar nuk qëndron keq as me pasuri, sipas deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës,  Vjosa Osmani ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë rreth 518 mijë e 800 euro, para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare 70 mijë e 195 euro, gjithashtu aksione në kapital në vlerë prej 200 eurove.

Në bazë të këtyre deklarimeve, Osmani ka një pasuri prej 632 mijë e 747 euro.

Osmani në formularin e deklarimit të pasurisë ka treguar edhe të hyrat vjetore të saj dhe bashkëshortit. Këto të hyra për këtë çift janë 43 mijë e 752 euro.