Pal Lekaj Nuk Ndihet Fajtor në Rastin e Asfaltimit të Rrugës

Ish kryetari i komunës së Gjakovës, tani deputet në Kuvend, Pal Lekaj u deklarua se ndihet i pafajshëm në akuzat e prokurorit të Prokurorisë Speciale.

Lekaj bashkë me Qazim Mehmetin e Nikollë Lleshin akuzohen se gjatë muajit mars të vitit 2012 në bashkëkryerje kanë tejkaluar kompetencat me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie pasurore për vete apo për tjetrin duke i shkaktuar dëme Komunës së Gjakovës dhe banorëve të fshatit Jahoc të kësaj komune.

NDËRLIDHUR

Në seancën e sotme, mbrojtja kërkoi që të mos lexohet akuza pasi që ata dhe të akuzuarit e kanë të qartë pse akuzohen.

I akuzuari Pal Lekaj tha se çdo investim i bërë gjatë periudhës së qeverisjes së tij në Gjakovë në vitet 2008- 2013 ka shkuar “në të mirë të qytetarëve të Gjakovës” dhe se nuk e ndien veten fajtor.

“Më lejoni që të shprehi pakënaqësinë time dhe pafajësinë time sa i përket ngritjes së aktakuzës sepse mendoj që e tërë lënda nuk është shpërdorim i detyrës por në favor të komunitetit dhe komunës së Gjakovës prandaj jam i pafajshëm dhe nuk e pranoj fajësinë”, tha Pal Lekaj.

Edhe dy të bashkëakuzuarit, ish-drejtori për Buxhet dhe Financa i komunës së Gjakovës, Qazim Mehmeti dhe ish-Menaxheri i Prokurimit, Nikollë Lleshi u deklaruan të pafajshëm kur u pyeten nga gjyqtari Gëzim Pozhegu.

Sipas aktakuzës, Lekaj, Mehmeti dhe Lleshi janë përgjegjës për një projekt të komunës së Gjakovës rreth asfaltimit të një rruge në fshatin Jahoc të kësaj komune. Ata akuzohen se kishin përgatitur dhe nënshkruar “Deklaratën e Nevojave dhe Përcaktimit të Disponueshmërisë së Fondeve” në vlerë të parashikuar prej mbi 227 mijë euro edhe pse nuk ka pasur mjete financiare të mjaftueshme në dispozicion për këtë aktivitet prokurimi në vlerën e paraparë të tij.

Aktakuza Ndaj Pal Lekajt për Asfalt pa Para të Zotuara

http://kallxo.com/pal-lekaj-para-gjyqit-per-keqperdorim-detyre/

14 Prill 2017 - 14:53

Lekë Muqaj 14/04/2017 - 14:53
NDËRVEPRIMI0

Pal Lekaj Nuk Ndihet Fajtor në Rastin e Asfaltimit të Rrugës

by Lekë Muqaj
NA NDIQNI

Send this to a friend