Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli - Foto: Facebook

Pacolli Autorizohet të Gjejë Zgjidhje edhe Jashtë Koalicionit LAA

Kuvendi i Përgjithshëm i AKR-së ka autorizuar kryetarin e këtij subjekti, Behgjet Pacolli që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë të shoh mundësi e gjetjes së një zgjidhje për daljen nga kriza edhe jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.

Kështu është bërë e ditur pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të AKR-së.

Ndryshe në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të AKR-së pritet të vendoset lidhur me kandidatët për kryetar të komunave, por flitet se do të diskutohet edhe për bashkimin e këtij subjekti me koalicionin PAN.

Përndryshe, edhe i nominuari për kryeministër nga PAN, paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë një qeverisje më gjithëpërfshirëse, madje përmendi edhe AKR-në. Takimi po mbahet pa praninë e mediave. /21Media