Molliqaj inicion mocion për heqjen e roamingut mes Kosovës e Shqipërisë

Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Molliqaj, ka kërkuar përmes një rezolute që të largohet shërbimi i roaming-ut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Sot, në emër të grupit tonë parlamentar, dorëzova kërkesën për mocion në lidhje me heqjen e roaming-ut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.  Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë paguajnë çmime shumë të larta për shërbimet telefonike dhe të internetit sa herë që ata udhëtojnë në Shqipëri, përkatësisht Kosovë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Ai ka thënë se përmes këtij mocioni, ne këron që këto tarifa të hiqen dhe qytetarët të mund të komunikojnë me çmime sikurse në vendet e tyre, duke shtuar se një gjë e tillë tashmë zbatohet në shtetet e Bashkimit Evropian.

“Shpresoj që ky mocion do të mbështetet nga të gjithë deputetët dhe se pastaj të dyja qeveritë do të nisin sa më parë procedurat për heqjen e roaming-ut”.