Mogherini Takon Thaçin Para Takimit të Dialogut

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, u takua në mbrëmje me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para se të nisë takimi në kuadër të dialogut të dy presidentëve, Kosovës e Serbisë, në Bruksel.

Më parë, Mogherimni ka pritur në zyrën e vet edhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve një-me-një, Mogherini pritet t’i mbledhë dy presidentët në takim të përbashkët.