Ndërmjetësimi | Foto: Ministria e Drejtësisë

Mitrovica me 19 Ndërmjetësues të Rinj

Ministrja në detyrë Dhurata Hoxha në një ceremoni u ndau sot certifikatat e ndërmjetësimit 19 ndërmjetësuesve nga Rajoni i Mitrovicës.

“Me zhvillimin e mëtejmë të  institucionit të ndërmjetësimit, po lehtësohet  puna në gjyqësorin e Republikës së Kosovës dhe ky është një hap drejt integrimit të komuniteteve  në sistemin tonë të drejtësisë”, tha ministrja në detyrë Hoxha.

14 nga ndërmjetësuesit që morën certifikatat janë të komunisteve serbe dhe boshnjake.

Ministrja Hoxha kërkoi nga ndërmjetësuesit e rinj që punën e tyre ta kryejnë me përkushtim dhe profesionalizëm dhe njëherësh duke pasur parasysh ndjeshmërinë e fushëveprimtarisë se tyre.

Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë asnjanës.