Ministri Arsim Bajrami në mesin e mësimdhënësve më të dalluar sivjet - Foto: MASHT

Ministri Uron Mësuesit në Ditën e Tyre

Në 130 vjetorin e hapjes së mësonjëtores së parë shqipe më 7 mars 1887 që në trojet shqiptare shënohet si Dita e Mësuesit, u vlerësua roli i mësimdhënësve në shoqëri.

Ministri i Arsimit , Arsim Bajrami në këtë ditë kujtoi sakrificën e mësuesve në rrugën drejt vetëdijesimit kombëtar.

“7 Marsi – Dita e Mësuesit, është një ditë e veçantë, në të cilën e kujtojmë rolin e rëndësishëm të mësuesit në edukimin e shoqërisë. Po ashtu, në këtë ditë, kujtojmë edhe sakrificën dhe përkushtimin e mësuesve në rrugëtimin e gjatë për përhapjen e dijes, fuqizimin e familjes përmes arsimimit dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare”, shkruan Bajrami.

Ai, në këtë festë u zotua edhe për bashkimin e forcave me mësuesit për të realizuar sipas tij misionin për edukimin e fëmijëve.

“Pra, kontributi juaj ka qenë dhe mbetet shumëdimensional. Vetëm me përkushtimin tuaj, ne do të ecim sigurt drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian. Ashtu siç keni ditur të jeni në ballë të çdo sfide nëpër vite, jam i sigurt se së bashku do ta realizojmë edhe misionin për ofrimin e sistemi cilësor të edukimit për fëmijët tanë”, thuhet më tutje në urim.

KALLXO.com shkroi edhe për shënimin e kësaj date nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë të cilët dhuruan orë për mësimdhënësit e pensionuar.

http://kallxo.com/sbashk-u-dhuron-505-ore-dore-per-mesuesit-e-pensionuar/