Milaim Zeka - Arkiv

Milaim Zeka: Nënshkrimet u Mblodhën me Hile

Milaim Zeka shkroi sot në Facebook se nënshkrimet e deputetëve për shfuqizimin e Ligjit të Dhomave të Specializuara janë marrë me hile.

“Na kërkuan nënshkrimet, pa asnjë shkresë tjetër, përpos nënshkrimet. Menduam se do të debatonim rreth peticionit, asgjë ma shumë. Tek kur u futëm ne sallën e Kuvendit po dëgjonim historinë trishtuese, për gjëra të jashtëzakonshme”, shkroi Zeka.

Zeka më tutje tregoi se vetëm kur i pa ambasadorët e ShBA-së dhe Britanisë e kuptoi “lojën e dikujt”.

“Kur e pashë ambasadorin amerikan dhe ate britanez, ateherë po e kuptoja lojën e dikujte për ta goditur pamvarësine e Kosovës, pastaj edhe miqësinë me perëndimin”, shkroi Zeka.

Zeka konstatoi se mbrëmë u bind që në “në trurin e lidershipit kosovar nuk ekziston interesi nacional. Nuk ekziston koncepti i shtetndërtimit, po shtetshkatërrimit”.

Dje Kryesia e Kuvendit dështoi dy herë për të mbajtur mbledhjen e saj pas kërkesës për seancë të jashtëzakonshme në lidhje me shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të 43 deputetëve.