Foto: Ilustrim

Lëndohen Gjatë Manovrimit me Veturë për t’u Shpëtuar Plumbave

Dy persona janë lënduar duke manovruar me veturë për t’u shpëtuar plumbave të shkrepur nga persona të panjohur.

Policia njofton se rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 18:15 në rr. “Vushtrria“, në Prishtinë.

Sipas raportit të përditshëm policor, një apo më shumë persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture me targa vendore në të cilën ndodheshin dy viktimat, një mashkull dhe një femër.

Si pasojë e të shtënave në veturë vërehen disa vrima të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Policia këtë rast po e trajton si vrasje e rëndë në tentativë.