Logo e LDK-së - Foto: Facebook

LDK: Votat e Diasporës nuk Ndryshojnë Rezultatin

Pas raportimit në medie se numërimi i votave të diasporës mund t’ia ukë për një numrin e deputetëvë Koalicionit LDK-AKR-Alternativa, ka reaguar LDK-ja, duke thënë se koalicioni nuk do ta ketë një deputet më pak.

LDK thotë se nga vëzhguesit në Qendrën e Numërmit të Votave ka marrë informatën se numri i deputetëve të këtij koalicioni do të jetë 30.

“Lidhja Demokratike e Kosovës informon opinionin publik se rezultatet e fundit nga vëzhguesit tanë në qendrën e numërimit të votave konfirmojnë se Koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi do t’i ketë 30 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

LDK-ja në njoftim konfirmon se “edhe pas numërimit të votave të diasporës ky rezultat nuk ka ndryshuar”.

Disa medie raportuan sot se pas numërimit të votave të diasporës Vetëvendosjes mund t’i shtohet një deputet, ndërsa Koalicioni LDK-AAK-Alternativa mund ta ketë një më pak.