Logo e LDK-së - Foto: Facebook

LDK e Shqetësuar nga Vrasja e Ivanoviqit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me vrasjen e sotme të politikanit serb, Oliver Ivanoviqit në veri të Kosovës.

Në njoftimin e LDK-së bëhet thirrje për zbardhje sa më të shpejtë të vrasjes dhe bashkëpunim të qytetarëve të policisë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet me qëllim të zbardhjes së këtij rasti.
Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon gjithashtu nga qytetarët e kësaj pjese që të bashkëpunojnë me organet kompetente të sigurisë dhe të drejtësisë me qëllim që autorët e këtij krimi të zbulohen, të dalin para drejtësisë dhe të marrin dërnimin e merituar”, thuhet në njoftim.

Oliver Ivanoviq u vra sot në orët e mëngjesit në Mitrovicën veriore.

http://kallxo.com/zyrtare-vdes-oliver-ivanoviq/