array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit

Rrena për publikimin e listës së uzurpatorëve dhe kontratave me biznese

Deklarata

Lutfi Haziri: “Do të nxirret online lista prej 56 uzurpatorëve në tre muajt e parë të qeverisjes, sepse ne ende po punojmë me programin e legalizimit… Jemi njëra prej komunave të përzgjedhura për e-prokurim ku publikohen të gjitha kontratat, jo vetëm ofertat, por kontratat e lidhura me operatorët ekonomik.

 

Lutfi Haziri

Vlerësimi

Rrenë

Lutfi Haziri ende nuk e ka publikuar listën e uzurpatorëve edhe pse kanë kaluar 6 muaj prej që është rizgjedhur kryetar komune. Ai ka dhënë premtimin e ri, se pas dy muajsh do ta publikojë listën. Komuna e Gjilanit nuk është duke i publikuar kontratat që ata i lidhin me bizneset për ofrim të shërbimeve apo realizim të punëve.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri kishte deklaruar se në ueb-faqen e E-Prokurimit janë duke u publikuar të gjitha kontratat që Komuna e Gjilanit i lidh me operatorët ekonomik.

“Jemi njëra prej komunave të përzgjedhura për e-prokurim ku publikohen të gjitha kontratat, jo vetëm ofertat, por kontratat e lidhura me operatorët ekonomik”, ka thënë Haziri.

Por, një gjë e tillë nuk është duke ndodhur për komunën e Gjilanit, por as për autoritetet tjera.

Deri më tani, ministria e Zhvillimit Ekonomik i ka publikuar kontratat e nënshkruara për projektin e Kosovës së Re, mirëpo komunat ende nuk i publikojnë as kontratat më të vogla për furnizime, kryerje të shërbimeve apo punëve. Pyetja, nëse do të publikohen kontratat që komunat i lidhin me OE i është dërguar kandidatëve për kryetar të komunave 48 orë para debatit për balotazh.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nuk e ka mbajtur premtimin sa i përket publikimit të uzurpatorëve të Komunës.

Në debatin e balotazhit në emisionin Jeta në Kosovë, Kryetari Lutfi Haziri kishte deklaruar se brenda 3 muajve të parë të qeverisjes do të nxjerrë listën prej 56 uzurpatorëve.

“Do të nxjerrët online lista prej 56 uzurpatorëve në tre muajt e parë të qeverisjes, sepse ne ende po punojmë me programin e legelazimit”, kishte thënë Haziri në debatin e balotazhit në emisionin Jeta në Kosovë.

Kjo listë e uzurpatorëve nuk është publikuar online dhe krypometri e cilëson këtë si rrenë të kryptë.

Haziri kishte bërë betimin si kryetar komune më 22 dhjetor, një muaj pasi doli fitues i zgjedhjeve lokale.

Prej 22 dhjetorit e deri sot janë bërë gati 6 muaj, dyfishi i kohës që e kishte premtuar Haziri për publikimin e listës së uzurpatorëve.

KALLXO.com ka kontaktuar me zyrën për informim të Komunës së Gjilanit dhe ata duke e cituar kryetarin, Lutfi Haziri kanë bërë të ditur se lista e uzurpatorëve do të prezantohet pas dy muajsh.

“Jemi në fazën finale të vlerësimit dhe pas dy muajsh do ta publikojmë listën e uzurpatorëve”, ka thënë Haziri për KALLXO.com përmes zyrës për informim.