Ilustrim – Foto: Policia e Kosovës

Konfiskohet një Pushkë në Vinarc të Mitrovicës

Në fshatin Vinarc të Mitrovicës është konfiskuar një pushkë e llojit “M 48”.

KALLXO.com merr vesh se gjatë aksionit të bastisjes në një shtëpi të këtij fshati, policia përveç pushkës, ka konfiskuar edhe disa karikatorë dhe disa fishekë të pushkës automatike.

Bastisjen në këtë shtëpi të fshatit Vnarc e ka bërë Njësia Antidrogë e Mitrovicës së Veriut nën dyshimin për narkotikë.

KALLXO.com shkroi më herët edhe për aksione tjera të ngjashme të policisë.