Demarkacioni, Politika dhe UP-ja

Dy deputetë, një analist dhe një gazetare do të debatojnë për jetën politike në Kosovë pas publikimit të raportit të ekspertëve të huaj për demarkacionin me Malin e Zi në emisionin e moderuar nga Muhamet Hajrullahu.

Deputetët Vjosa Osmani e Ilir Deda, analisti Lumir Abdixhiku dhe gazetarja Arbana Xharra debatojnë për atë se si e ka gjetur ky raport vendin? A e mbyll apo e hap publikimi i raportit debatin dhe protestat rreth demarkacionit?

Panelistët gjithashtu do të debatojnë edhe për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur, Hashim Thaçi dhe rrezikun që vendi të hyjë në një krizë të re politike në momentin kur Thaçi ta marrë detyrën në krye të shtetit.

Në debat gjithashtu do të flitet për të ardhmen e bllokut opozitar, nëse përçarja e nisur javën e kaluar do të ndikojë në koordinimin e mëtejmë të aksionit opozitar.

Ata gjithashtu do të flasin edhe për përparësitë dhe mangësitë që Kosova do t’i ketë nga Marrëveshja për Stabilizim- Asocim e cila hynë në fuqi nesër.

Në fund të emisionit, rektori i sapozgjedhur i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, në një intervistë ekskluzive për ‘Jeta në Kosovë’ shpalos programin e prioritetet e tij si dhe flet për të kaluarën e tij në politikë