Debati në 'Jeta në Kosovë'.

Jeta në Kosovë: Përmbledhje e Ngjarjeve Gjatë Vitit 2017

Emisioni “Jeta në Kosovë” ka sjellë para shikuesve një përmbledhje të 100 emisioneve të transmetuara gjatë vitit 2017, përfshirë edhe debatet zgjedhore në Kosovë e Maqedoni.

Vitin që sapo e lamë pas, emisioni “Jeta në Kosovë” ka shtjelluar shumë çështje e ka bërë hulumtime të natyrave të ndryshme.

2017 është vlerësuar nga “Jeta në Kosovë” si vit i kallxuesve, pasi që shumë qytetarë nuk hezituan të kallxojnë për keqpërdorimet të cilat ata i kanë parë nëpër institucionet që kanë punuar.

Njëri nga emisionet e “Jeta në Kosovë” u vlerësua si storja më e mirë e arsimit në Kosovë.

Kjo storje solli historinë e mësuesit Ramadan Rama, i cili rrëfeu për betejën e tij dyvjeçare për të luftuar fenomenin e falsifikimit të notave.

Këtë fenomen ai e kishte prezantuar te të gjitha instancat por asgjë nuk ishte ndërmarrë derisa këtë e raportoi në KALLXO.com.

Pas hulumtimit të Jeta në Kosovë, drejtori i Arsimit u shkarkua.

Në “Jeta në Kosovë” foli për herë të parë pas akuzave për falsifikim të provimit të Jurisprudencës kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi.

E “Jeta në Kosovë këtë vit organizoi 3 herë Debate Përnime. Debat Përnime për zgjedhjet e përgjithshme, ato lokale si dhe për herë të parë edhe në Maqedoni.

Megjithatë, emisioni raportoi edhe për vepra të mira.

Në emisionin “Jeta në Kosovë”, Uta Ibrahimi rrëfeu për eksperiencën e saj gjatë ngjitjes në majën më të lartë në botë, atë të Everestit.

Më poshtë mund ta shihni përmbledhjen e punës njëvjeçarë të emisionit “Jeta në Kosovë”.