‘Jeta Në Kosovë’ Për Borxhin e Serbisë Ndaj Pensionistëve Kosovarë

Në emisionin “Jeta në Kosovë” sonte do të shfaqet hulumtimi për borxhin e Serbisë ndaj pensionistëve të Kosovës.

Në ditët e sotme shumë pensionistët kosovarë marrin një pension që nuk është as i përafërt me kontributin që kanë dhënë gjatë viteve sa kanë punuar. Kontributet e pensionistëve kosovarë që kanë punuar para luftës në Kosovë kanë mbetur në Serbi.

Avokati i Popullit Hilmi Jashari dhe avokatët nga Serbia të cilët kanë përfaqësuar disa kosovarë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të flasin për vendimin i cili e obligon Serbinë të paguajë borxhin pensional ndaj kosovarëve.

Zyrtarë të qeverisë së Kosovës flasin për hapat e ndërmarë nga Qeveria për të marrë atë që u takon pensionistëve ndërsa pensionisti Shaban Kelmendi tregon se si ia ka dal ai të marrë pensionin e merituar.

Në emision do të flitet edhe për raportet e rregulluar në çështjet e pensioneve në mes të Maqedonisë dhe Serbisë e vendeve të tjera.

Këto dhe pyetje tjera do të gjejnë përgjigje në emisionin e sontëm kushtuar borxhit pensional të Serbisë ndaj Kosovës që do të transmetohet në orën 20:15 në RTK.