Foto: Atdhe Mulla

Jepet Pauzë në Kuvend

Kur kishin mbetur edhe 11 diskutues në lidhje me rregulloren e punës së Kuvendit, është shkuar në pauzë deri në orën 15:00.

Pasi e përfunduan fjalën e tyre shefat e grupeve parlamentare, fjalë që u shoqëruan edhe me polemika, kryesuesi i mbledhjes Kujtim Shala pyeti deputetët se a duan vazhdim të bisedimeve, apo pauzë deri në orën 15:00.

Deputetët që sipas Shalës ishin pak, u përcaktuan për pauzë.

Para pauzës u miratua Plani i Punës së Kuvendit për Vitin 2018.

Xhavit Haliti u kërkoi më shumë punë kolegëve të tij deputetë, sepse përndryshe tha se Kuvendi do të dalë keq në Raportin e Progresit.