Hanefija Prijiq. Foto: Youtube

Italia Burgos Oficerin Boshnjak për Vrasjen e Vullnetarëve Italianë

Gjykata në qytetin italian të Breshias dënoi Hanefija Prijiq me burgim të përjetshëm të enjten për vrasjen e tre punonjësve vullnetarë italianë në Malin Radovan pranë Gronji Vakuf në maj 1993.

“E mora vendimin. Gjykata ka dhënë dënim me burgim të përjetshëm,” konfirmoi për BIRN avokati i Prijiq, Almin Dautbegoviq.

Dautbegoviq shtoi se ai do të apelojë kundër vendimit.

Tre vullnetarët italianë ishin në një vargan humanitar nga Breshia që u ndalua më 29 maj 1993 nga Prijiq, i cili ishte ish-komandant i Batalionit të Tretë të Brigadës 317 të Malit të Ushtrisë Boshnjake.

Mallrat që ishin në vargan u konfiskuan dhe vullnetarët u dërguan në një pyll aty pranë ku u vranë.

Prijiq u dënua për të njëjtin krim në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitin 2002 dhe u dënua me 13 vjet burg, dënim të cilin ai e kreu.

Por ai u arrestua më pas në Dortmund në Gjermani në tetor të vitit 2015 me kërkesë të autoriteteve italiane.

Në shkurt 2016 ai u ekstradua në Itali për të dalë në gjyq.