FOTO: ZKM

Iowa e Gatshme ta Ndihmojë Kosovën në Shumë Fusha

Në ditën e fundit të qëndrimit në ShBA, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar vizitë shtetërore në shtetin e Iowas.

Haradinaj është pritur me nderime të larta nga garda e nderit dhe guvernatorja Kim Reynolds.

Në takim u bisedua për forcimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Iowas, në shumë fusha me interes të përbashkët, në veçanti ideja e shkëmbimit të studentëve, bashkëpunimi në mes mekanizmave ekonomik, si dhe forcimi i mëtutjeshëm i aspekteve që lidhen me fushën e sigurisë, thuhet në njoftimin e dërguar nga zyra e kryeministrit.

Në një tjetër takim zyrtar, Haradinaj është pritur nga Sekretari i Shtetit të Iowas, Paul D. Pate, të cilin e falënderoi për mikpritjen dhe gatishmërinë e shtetit të tij për ta ndihmuar Kosovën në projektet zhvillimore në shumë fusha./21Media

12 Shkurt 2018 - 23:22

RTV21 12/02/2018 - 23:22
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend