Të shtëna me armë në një shkollë në Iowa, Policia raporton për "shumë viktima"

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot në një shkollë të mesme në Iowa, e deri më tani policia amerikane ka thënë se ka “viktima të shumta”, raporton BBC.

Me aq sa dihet deri më tani, të shtënat në shkollën e mesme “Perry” u raportuan në orën 7:37, e Policia ka thënë se nuk ka rrezik të mëtejshëm për publikun.

Ngjarja ka ndodhur para se shumica e nxënësve të arrinin në objektin shkollor, përderisa sot është dita e parë e kthimit në shkollë pas pushimeve dimërore.

Sherifi i Qarkut Dallas, Adam Infante, tha se policët arritën në vendin e ngjarjes brenda shtatë minutave, e se aty u gjetën viktima të shumta të qëlluara me armë zjarri.

Sherifi tha se ende nuk dihet nëse ka ndonjë të vrarë apo cila është shkalla e lëndimeve që pësuan viktimat.

Ai nuk pati një informacion të saktë se sa është numri i saktë i viktimave. Po ashtu, ai tregoi se sulmuesi është identifikuar.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe agjentët e FBI-së.