Hoxhaj: Konsensus nacional për rrugën europiane

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj tha se subjektet politike kosovare duhet të kenë konsensus për rrugën europiane.

“Neve na duhet konsensus nacional jo si deklarim, po i mirëfilltë për agjendën europiane”, tha Enver Hoxhaj.

Hoxhaj e konsideroi marrëdhënie të dykuptimtë raportin e Kosovës me institucione të BE-së.

“Marrëdhënia jonë me BE-në është më e rëndësishme, po është e dykuptimshme, dy institucione të BE-së e kanë njohur Kosovën”, tha Hoxhaj.

Ai konstatoi se duhet të krijohet qasje afatgjate ndaj raporteve të progresit.

Hoxhaj deklaroi se Kosova e ka përkrahjen europiane për liberalizim vizash.