Flamuri turk krahas atij kombëtar gjatë 28 Nëntorit 2016 - Foto: KALLXO.com

Heqësit e Flamurit Arrestohen për Nxitje të Urrejtjes

Tre persona janë arrestuar në Prizren në orët e vona të mbrëmjes së djeshme si të dyshuar për heqjen e një flamuri të Turqisë nga një shtyllë elektrike.

Dje nëpër medie qarkulloi një video në të cilën shiheshin disa persona duke hequr një flamur turk të vendosur në Prizren bashkë me flamurin e Kosovës për festën e nënëtë vjetëve të shtetësisë.

Heqësit e flamurit përveç larrgimit të tij deklaronin se festa nuk është e Turqisë por e Kosovës.

Policia në raportin 24 orësh rastin e heqjes së flamurit e ka cilësuar nxitje të urrejtjes.

Sipas policisë, të arrestuarve pas intervistimit nga prokurori u është caktuar ndalimi policor.

Rastin e heqjes së flamurit të Turqisë e dënoi dje ashpër Ministria e Punëvë të Jashtme.

http://kallxo.com/mpj-akt-vandal-heqja-e-flamujve-te-turqise/

Flamuri kuqezi dhe ai i Turqisë ishin vendosur në Prizren edhe për Ditën e Flamurit gjatë vitit të kaluar, por edhe atëherë ishin larguar nga disa persona.

Edhe konsullata turke atëbotë ishte sulmuar me koktej mollotovi.

http://kallxo.com/mpj-denon-sulmin-kunder-konsullates-turke-ne-prizren/

Edhe vitin e kaluar po për heqjen e flamujve të Turqisë ishte arrestuar një person.

http://kallxo.com/arrestohet-nje-dyshuar-per-heqjen-e-flamurit-turk-ne-prizren/