Dy  Fëmijë, Dy Të Rritur të Plagosur në Pejë (VIDEO)

Dy nga të plagosurit janë fëmijë të cilët, sipas dëshmitarëve që deshën të mbesin anonimë, kanë qenë kalimtarë të rastit.

Njëri nga të plagosurit, sipas drejtorit të spiralit në Pejë, Skender Dreshaj, është në gjendje të rëndë.

Gazetari i KALLXO.com nga Spitali i Pejës raporton se dy të plagosurit e moshës së rritur janë nisur drejt Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurorja e rastit, Sahide Gashi.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes në rrugën “Lekë Dukagjini” afër Urës së Zallit dhe e ka rrethuar me shirita policorë vendin ku ka ndodhur incidenti i armatosur.