Nga një konferencë e KQZ-së - Foto: KALLXO.com

Deri në Ora 15:00 Votuan 27% e Votuesve

Sipas kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdet Daka, në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Drenasit, deri në ora 15:00 në votim kanë dalë 14.193 votues ose 27% e numrit të përgjithshëm të votuesve.

Kryetarja Daka për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë gjatë procesit zgjedhor ka sugjeruar të kontaktohet Prokuroria e Shtetit.

Konferenca e radhës e KQZ-së do të mbahet në ora 19:30.

Ndërsa, deri në ora 11:00 kishin votuar 7,63 për qind e votuesve të komunës së Drenasit.

http://kallxo.com/drenas-7-63-votojne-deri-ne-1100/

Në komunën e Drenasit sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.

Në listën e votuesve të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve figurojnë 52,569 votues, numër që shënon një rritje prej 2,338 votuesve për dallim nga zgjedhjet e fundit në këtë komunë të mbajtura në vitin 2013.

Në garë për të marrë besimin e votuesve të Drenasit janë 6 kandidatë: Ramiz Lladrovci (PDK), Bedri Nika (LDK), Isa Xhemajlaj (NISMA), Elmi Thaçi (AKR), Vehbi Berisha (Fjala) dhe kandidati i pavarur Xhavit Drenori.

http://kallxo.com/hapen-kutite-e-votimit-ne-drenas/