Foto: Ilustrim
Arrestohet i Dyshuari i Dytë për Vrasjen në Pejë
Policia njofton së ka arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar për vrasjen dhe plagosjen e ndodhur në Pejë.
“Të dyshuarit janë: H.A (1996)- i arrestuar ne vendin e ngjarjes dhe I.A ( 1961) i arrestuar pas arratisjes së tij nga vendi i ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë së Pejës
Nga të shtënat e sotme me armë zjarri në Rrugën “Besnik Lajçi” në Pejë ka humbur jetën viktima I.N (1962), kurse i plagosur ka mbetur B.N(1996).
http://kallxo.com/vrasje-ne-peje-2/
Me urdhër të prokurorit të shtetit dy të dyshuarve u është shqiptuar ndalimi policor prej 48 orësh, thuhet në komunikatën e policisë.
Policia bën të ditur së në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e tipit “V.B.V Bernardelli” cal: 7.65milimetra dhe dy thika me të cilat dyshohet të jetë kryer vepra.
KALLXO.com gjatë ditë ka sjell pamje nga vendi i ngjarjes gjersa hetuesit policorë po mblidhnin prova materiale nga vendi ku kishte ndodhur vrasja dhe plagosja.
http://kallxo.com/vrasja-ne-peje-video-nga-vendi-ngjarjes/