‘Alternativa’ Themelohet në Gjakovë

Në Gjakovë u themelua dega e “Alternativës” partisë së drejtuar nga Mimoza Kusari-Lila e Ilir Deda.

Mimoza Kusari-Lila e Ilir Deda themeluan degën e “Alternativës” në Gjakovë dhe prezantuan anëtarët e parë të saj.

NDËRLIDHUR

Ilir Deda, teksa u prezantua këshilli i iniciues i këtij subjekti në Gjakovë, tha se “Alternativa” do të angazhohet për mbylljen e plagës së të pagjeturve.

“Çka na dallon neve prej tjerëve dhe ku kemi me këmbngulë seriozisht, nuk ka me pas normalizim me Serbinë pa u zgjidh çështja e të pagjeturve edhe tema e parë që ‘Alternativa’ ka me insistu gjithmonë me u zgjidhë, ka me qenë me u mbyll plaga e hapur e njerëzve tonë”, tha Deda.

Mimoza Kusari-Lila kërkoi mbështetjen për alternativën duke u bazuar në punën që tha se ka bërë si kryetare e Gjakovës.

“Para më pak se katër vjetëve I keni besu fjalës teme, vetëm fjalëve se atëherë nuk më keni njoftoë si jam në detyrë, në zyrë, në komunë. Sot ju them t’i besoni punës sime,” tha Kusari-Lila.

Ky subjekt është duke vazhduar themelimin e degëve ne të gjitha komunat e Kosovës.

07 Prill 2017 - 16:00

Lekë Muqaj 07/04/2017 - 16:00
NDËRVEPRIMI0

‘Alternativa’ Themelohet në Gjakovë

by Lekë Muqaj
NA NDIQNI

Send this to a friend