Aksioni i Policisë: Gjetja e Drogës në Tavolina dhe Dërrasa

Në Rubrikën “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë” u shfaqën aksionet e policisë për konfiskimin e marijuanës.

Aksionet e policisë të zhvilluara gjatë muajit prill në Krushë të Madhe të Rahovecit dhe disa lokacione të Ferizajt u shfaqën në Rubrikën “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë”.

Gjatë këtyre aksioneve Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e mbështetur nga policë specialë arriti të zbulojë dhe konfiskojë 820 kilogramë narkotikë që dyshohjet të jenë të llojit marijuanë.

Nga pamjet e shfaqura u pa se droga e konfiskuar ishte fshehur në pjesët e brendshme të shumë tavolinave dhe dërrasave dhe në disa raste në shtëpi të pabanuara.

Këtë sasi narkotikësh, bashkë me mjetet në të cilat u gjet, automjetet policore e bartën në ambientet e siguruara nga policia nën masa të rrepta sigurie.

Në Rubrikën “Policia” edhe në disa raste tjera janë shfaqur aksione kundër drogës të forcave të rendit.

Aksioni: Policia Ndalon Veturën në të Cilën Gjen Narkotik

Aksioni: Arrestimi i Policit për Transport Marijuane

Fundi i Rrjetit të Drogës Shqipëri-Kosovë-Serbi

http://kallxo.com/aksioni-policise-zbulimi-laboratorit-te-marijuanes/

13 Maj 2017 - 21:00

Adelina Ahmeti 13/05/2017 - 21:00
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend