Qendra Korrektuese e Lipjanit - Foto: KALLXO.com

Hedhin qese me marijuanë brenda rrethojës së burgut

Policia njofton se persona të panjohur nga një makinë kanë hedhur brenda rrethojave të Qendrës Korrektuese në Lipjan qese që dyshohet të jenë të mbushura me marijuanë.

Sipas raportit policor, makina nga e cila u hodhën qeset ishte me targa vendore.

Policia bën me dije se substancat narkotike janë konfiskuar, ndërsa rasti po hetohet.

KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të tentimit të futjes së drogave nëpër burgje.

http://kallxo.com/vizitori-burgut-kapet-marijuane/

http://kallxo.com/arrestohet-vizitorja-ne-burgun-e-dubraves/