Pamje nga Vushtrria

23 Vjeçari Plagoset me Armë Zjarri në Vushtrri

Një 23 vjeçar ka mbetur i plagosur në një kafeteri në Vushtrri, sot rreth mesditës.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Pandeli Sotiri” në qendër të Vushtrrisë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 12:00 ne Vushtrri është raportuar për te shtëna me armë zjarri në një kafiteri në rrugën ‘Pandeli Sotiri’ në Vushtrri. Sipas të dhënave të para i plagosur ka mbetur viktima G.F., 23 vjeçar, i cili pas tretmanit mjekësor ne QKMF Vushtrri,  është dërguar për ne QKUK”, ka thënë Zahiti i cili gjithashtu ka shtuar së është arrestuar një 18 vjeçar.

“Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar një i dyshuar G.L., 18 vjeçar, ndërsa si prova materiale janë konfiskuar një armë pistoletë dhe dy gëzhoja”, theksoi Zahiti.

Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat që çuan në këtë incident.