Tre të lënduar në një aksident në Mitrovicë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur sonte, më 26.02.2024, në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në hyrje të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”- ka thënë Zahiti.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:15.