Stacioni policor në Vushtrri, Foto: KALLXO.com

Pesë të arrestuar për vrasjen në Vushtrri

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës të  dyshuar për përfshirje në rastin ku mbeti i vrarë një person dje në Vushtrri dhe dy të tjerë u plagosën.

Policia ka konfirmuar se fillimisht dje kishin arrestuar dy persona, J.S, 24 vjeçar dhe E.B., 24 vjeçar, ndërsa gjatë hetimeve kanë identifikuar edhe tre person të tjerë.

Me urdhër të prokurorit atyre u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

“Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar nga Sektori Rajonal i Hetimeve DRP  Mitrovicë Jug, në bashkëpunim me prokurorin”- ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Njëri nga të plagosurit i cili po trajtohet në mjekim intensiv është në gjendje të rëndë, ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

“Njëri është transferu në Klinikën e Ortopedisë në gjendje më të mirë ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë duke marrë trajtim në intensiv”- ka thënë Syla për KALLXO.com

KALLXO.com është duke provuar të kontaktoj me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Detaje nga vrasja në Vushtrri, prokurorja vazhdon të intervistojë persona për ngjarjen