Xhafer Tahiri,. Foto: Kallxo.com

Tahiri: Brenda Tre Muajve të Parë do t`i Publikoj Uzurpatorët

Kandidati i LDK-së për komunën e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në Debat Pernime ka deklaruar se brenda tre muajve të parë do t`i publikojë pronat komunale që janë të uzurpuara.

Ai po ashti ka thënë se brenda kësaj periudhe do të bëjë publike edhe listën e borxhlinjve të komunës.

Tahiri ka deklaruar se do të bëjë publikë edhe listën e shfrytëzuesve të pronave komunale.

Tahiri në balotazh për Vushtrrinë më 19 nëntor përballet me Ferit Idrizin e PDK-së.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, Ferit Idrizi nga PDK doli i pari me 10,184 vota apo 33.29 përqind, ndërsa Xhafer Tahiri nga LDK i dyti me 7,842 vota apo 25.64 përqind.