Debat Pernime, Malishevë. Foto: Atdhe Mulla

Sot Debat Pernime për Malishevën

Kandidatët për kryetar të komunës së Malishevës për zgjedhjet e 22 tetorit do të përballen sot në Debat Pernime me termin të ri, në orën 13:30 në TV21.

Debati do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.

Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar Malishevës pas 22 tetorit, Adem Berisha (VV), Bedri Bytyqi (Fjala), Kajtaz Gashi (AAK), Mursel Gashi (PDK), Nexhat Krasniqi (Kandidat i Pavarur), Ragip Begaj (Nisma), Sami Kafexholli (LDK), Selajdin Bytyçi (Kandidat i Pavarur) dhe Shaqir Begaj (AKR) do t’i shpalosin programet për mandatin e ardhshëm si dhe do të debatojnë e sfidojnë njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e bashkëshorteve të kandidatëve rreth bashkëshortëve të tyre.