Debat Pernime për shëndetësi dhe barazi sociale. Foto: Atdhe Mulla

Premtimi i Partive për Pagën Minimale në Kosovë

Në #DebatPernime ku po diskutohet për shëndetësinë dhe barazinë sociale, përfaqësuesit e koalicioneve dhe partive politike premtuan se do ta rrisin pagën minimale në Kosovë.

Përfaqësuesi i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Abrash Abrashi, tha se me ta në pushtet që në javën e parë paga minimale do të rritet në rreth 210 euro në tërë Kosovën, duke ju referuar sektorit privat.

Ndërsa Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes premtoi që brenda 4 viteve qeverisje të kuaj partie, paga minimale do të rritet në 240 euro.

E Kaltrina Berisha e SDA-së tha se paga minimale që në vitin e parë do të rritet në 250 euro.

Ndërsa përfaqësuesi i PAN, Talat Gjinolli tha se nuk mund të premtojnë në emër të koalicionit se sa do të rritet kjo pagë, ngase ata janë punëtor shëndetësor. Por, tha se paga minimale aktuale është shumë e vogël.

Aktualisht paga minimale në Kosovë është 130 euro.

PDK po mungon edhe në debatin e shtatë Pernime që po transmetohet në TV21.

Partia e Kadri Veselit po refuzon të dërgojë përfaqësues nëpër debate me subjektet tjera politike pasi po kërkon hapësirë më të madhe në debat për koalicionin në ë cilin merr pjesë në zgjedhje (PDK-AAK-NISMA) në krahasim me subjektet tjera pjesëmarrëse, LDK-AKR dhe Vetëvendosje.

Sonte në #DebatPernime, subjektet pjesëmarrëse do të debatojnë për shëndetësinë dhe barazinë sociale.

Debatin mund ta ndiqni drejtpërdrejt në linkun e mëposhtëm: