Debat Pernime, Obiliq. Foto: Atdhe Mulla

Obiliqi në Debat Pernime

Kandidatët për kryetar të Obiliqit në zgjedhjet e 22 tetorit janë përballur në Debat Pernime të moderuar nga Jeta Xharra.

Në këtë debat kandidatët, Aziz Bici (VV), Mehmet Krasniqi (LDK), Mexhid Krasniqi (NISMA), Nysret Kelmendi (PDK), Shemsedin Hashani (AKR) dhe Xhafer Gashi (AAK) folën për programet e tyre për këtë komunë gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar në rast se votohen për kryetar të komunës më 22 tetor.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e familjarëve  të kandidatëve.