Jeta Xharra, Debat Pernime. Foto: Atdhe Mulla

LIVE- DebatPernime për Tetovën

Përballja e kandidatëve për kryetarë të komunës së Tetovës është i dyti në kuadër të transmetimeve të DebatPernime për zgjedhjet lokale të 15 tetorit në Maqedoni.

Debatet do të moderohen nga Jeta Xharra.

Në debatin e sontëm, i cili transmetohet në TV ART CHANNEL të Tetovës në Maqedoni dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com, do të ballafaqohen drejtpërdrejt kandidatët që garojnë për kryetar të Komunës së Çairit: Adnan Neziri (Aleanca për Shqiptarët), Bardhyl Dauti (Partia Demokratike Shqiptare), Bilall Kasami (Lëvizja BESA) dhe Teuta Arifi (Bashkimi Demokratik për Integrim).

Pjesëmarrjen e ka refuzuar kandidatja e VMRO-së, Nermin Telovska.

Debatet do të transmetohen në TV ART CHANNEL nga sot deri më 7 tetor.

Në kuadër të këtyre debateve, shikuesit do të njihen me ofertën politike të kandidatëve për komunat Çair, Saraj, Tetovë, Strugë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë.

Qytetarët mund të dërgojnë pyetje për kandidatët përmes platformës online në KALLXO.com, aplikacionit mobil të KALLXO.com si dhe në Facebook të KALLXO.com.

Debatet organizohen në partneritet të KALLXO.com me PortalbVërtetëmatës/VistinomerArt Channel dhe BIRN Maqedonia.