Debat Pernime. Foto: Atdhe Mulla

Komunat me Shumicë Serbe në Debat Pernime

Në kuadër të emisioneve parazgjedhore Debat Pernime janë transmetuar edhe debatet në formë intervistash me kandidatët për kryetarë të komunave me shumicë serbe të Kosovës që garojnë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në kuadër të debatit për Mitrovicën e Veriut, Debat Pernime ka zhvilluar intervista me kandidatin e SDP për kryetar të komunës, Oliver Ivanoviq, kandidaten e PDK-së, Gonxhe Çaushi dhe kandidatin e AKR-së, Bekim Osmani.

Debat Pernime ka intervistuar edhe kandidatët për kryetarë të komunave Ranillug, Partesh e Kllokot.

në linkun e mëposhtëm mund t’i ndiqni intervistat me kandidatët për kryetarë të komunave Zveçan, Zubin Potok e Graçanicë.

Në këtë link mund t’i ndiqni intervistat e kandidatëve për Leposaviq.