Kjo është përqindja e votuesve deri në ora 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në ora 15:00 kanë votuar 237 mijë qytetarë apo 23,92 përqind në 21 komuna ku po zhvillohet rundi i dytë për zgjedhjen e kryetarit të komunës.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në balotazh është 1 milionë e 260 mijë e 571.

Në Kosovë sot po mbahet rrethi i i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave.

Qendrat e votimit nëpër këto komuna janë hapur në ora 07:00 dhe do mbyllen në ora 19:00.

Këtu gjeni të dhënat e përditësuara të daljes në votime.