Fatmir Rashiti, Kandidat i Pavarur, Shtime. Foto: Kallxo.com

Kandidati i Pavarur Përcaktohet për Nënkryetarin

Fatmir Rashiti, kandidat i Pavarur për Komunën e Shtimes ka zbuluar personin që planifikon ta angazhojë si nënkryetar në rast se merr mandatin pas 19 nëntorit.

Në Debat Pernime, Rashiti tha se Selim Shabani nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë nënkryetar i tij.

Ai po ashtu tha se ka mbështjetjen e shumicës së partive politike në Shtime dhe asamblesë.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, Naim Ismaili doli i pari me 4,983 vota apo 38.61 përqind, ndërsa Fatmir Rashiti i dyti me 3,474 vota apo 26.92 përqind.