Junik, një person dyshohet se ka tentuar të votojë më shumë se një herë, shoqërohet në Polici

Një person është shoqëruar në Polici dhe për momentin është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka tentuar të votojë më shumë se një herë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë se pas intervistimit të të dyshuarit, do të vlerësohet se a ka vepër penale.

“Momentalisht i dyshuari është duke u intervistuar nga Policia, më pas, prokurori do ta vlerësojë se a ka elemente të veprës penale”, ka thënë Nikçi për KALLXO.com

Ngjarja ka ndodhur në Qendrën e votimit 3101C në Junik.

Një person po ashtu është intervistuar nga forcat e rendit afër shkollës ‘Kongresi i Manastirit’ ne Gllamnik të Podujevës nën dyshimin për ‘dallavere’ me vota.

Dyshimet në procesin e zgjedhjeve, intervistohet një person në Podujevë