Fushata e LDK-së në Gjakovë - Foto: LDK

Ermeni Premton Kujdes të Veçantë për Diasporën

Bekim Ermeni është zgjidhja më e mirë për Gjakovën dhe njerëzit e tillë duhet të përkrahen.

Kështu ka thënë në një tubim zgjedhor në Gjakovë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ndërsa, kandidati i kësaj partie për të parin e Gjakovës, Bekim Ermeni, duke paraqitur programin qeverisës tha se platforma ekonomike lokale është përgatitur nga një grup ekspertësh, të LDK-së në Gjakovë, por edhe ata më të mirët në vend.

Kandidati i LDK-së për kryetar shtoi se kujdes i veçantë do t’i kushtohet edhe diasporës, për të cilën tha se do të krijohen lehtësira të mëdha, “duke marrë parasysh mundësinë e saj për të ndikuar në zhvillimin e komunës”.

Ermeni ka theksuar se është i domosdoshëm edhe përgatitja e një stadiumi (minimalisht të kategorisë së katërt), të pranuar nga UEFA me së paku 5.000 ulëse, pasi sipas tij, KF Vëllaznimi, që është krenaria e Gjakovës, nuk guxon të mbetet të kushte të tilla çfarë është tani.