Foto: Kallxo.com

Gjykimi i Pal Lekajt: Dëshmitari thotë se subvencionet i siguroi me letërnjoftime të shokëve

Ish kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, bashkë me Ismet Isufin, Veli Hajdaragën dhe Gani Ramën u ballafaquan me dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin për korrupsion që po zhvillohet në gjykatën e Gjakovës.

Ata po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me subvencionet e shpërndara në periudhën 2008-2012 kur Lekaj e drejtonte këtë komunë.

Dëshmitari Hekuran Hoda, i përmendur nga disa dëshmitarë se u kishte marrë letërnjoftimet për t’i shkruar ata në listën e subvencioneve tha se kishte 9 hektarë tokë me mollë dhe një pjesë të tokës me qera të mbjellë me grurë dhe misër.

Ai tregoi se një person i quajtur Mujë Zeneli i kishte sugjeruar që të marrë letërnjoftime prej të afërmve të tij, ndërsa zyrtarët e komunës i kishin thënë që mund t’i merrte dy thasë pleh dhe një thasë farë gruri.

Dëshmitari Hoda tha se kishte aplikuar në mënyrë të rregullt, me formularë e dokumente dhe se aplikacionet kishin qenë edhe me letërnjoftimet që i kishte marrë nga shokët dhe të afërmit.

Hoda tha se shokët e tij, përafërsisht 10 persona, kishin nënshkruar se kinse ata po i tërheqin subvencionet në interes të tyre, por që në të vërtetë ata i kanë marrë subvencionet për t’ia dhënë atij.

Dëshmitari Hekuran Hoda deklaroi se është i gatshëm të japë përgjegjësi për personat që kanë marrë subvencione në emrin e tij në vlerë prej 700 euro ndërsa rastin e quajti “puro politik”.

Më pas, para gjykatores doli dëshmitari Shemsedin Shala, për të cilin dëshmitarët e këtij rasti gjyqësor kanë thënë se kishte marrë subvencione në emër të tyre.

Shala mohoi këto pretendime dhe tregoi se tokën e kishte në emër të babait dhe kishte aplikuar “si të gjithë qytetarët tjerë” dhe pastaj kishte marrë subvencione tek “Ura e Taliqit” në Gjakovë edhe pse toka bujqësore nuk kishte qenë në emër të tij.

Shemsedin Shala tha se listën me disa persona ia kishte dhënë Sami Shala, kryetar i degës së AAK-së në Rogovë, dhe ai kishte nënshkruar në fund të asaj liste.

Ish-kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare bashkë me Ismet Isufin dhe Gani Ramën, ndërsa Veli Hajdaraga po akuzohet për shmangie nga tatimi dhe mashtrim me subvencione.

Aktakuzë Ndaj Zyrtarit Financiar të Gjakovës

Më pas ish-drejtori i Bujqësisë, Bekim Ermeni, i cili kishte marrë detyrën prej vitit 2014, tregoi se për dhënien e subvencioneve zhvillohen dy procese paralele.

“Procesi i parë është përzgjedhja e fermerëve dhe e dyta procesi i blerjes përmes zyrës së prokurimit”, deklaroi dëshmitari Bekim Ermeni.

Ai tha se fillimisht bëhet ftesa publike, aplikimi, krijohet komisioni vlerësues që e bene vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve.

Bekim Ermeni tregoi se përgjegjës për formimin e komisioneve është drejtoria e Bujqësisë në konsultim me kryetarin e atëhershëm të komunës, Pal Lekaj.

Pas këtyre formaliteteve, Ermeni tha se Drejtoria për Bujqësi bën marrëveshje me fermerë dhe bëhet pranim dorëzimi i dokumenteve të nënshkruar nga përfituesi dhe drejtoria.

Dëshmitari Bekim Ermeni deklaroi se nëse vërehen parregullsi në këto raste kryetari i komunës ka të drejtën ta ndalë atë.

Në fund dëshmitari Teki Shala, ish-drejtori për Buxhet dhe Financa gjatë periudhës 2000-2007 dhe 2014 deri 2017, tha se për periudhën 2008-2012, Drejtori për Buxhet dhe Financa ka qenë “de facto” zyrtar kryesor financiar.

Ai tha se të gjitha planifikimet buxhetore, raportimet, ekzekutimi i buxhetit e ka bërë drejtori në kuvendin e komunës dhe pastaj tek kryetari.

Dëshmitari Teki Shala tha se zyrtari Gani Rama i është përgjigjur direkt drejtorit për buxhet dhe financa si dhe ka përgatitur raportet financiare për ekzekutimin e buxhetit, ai raport i është dorëzuar drejtorit dhe pastaj drejtori e ka paraqitë në kuvend dhe më pas kryetarit.

Seanca e radhës për këtë rast u caktua me datën 13 mars.

Disa herë gjykimi për këtë rast kishte dështuar të mbahej.

Aktakuzë Ndaj Zyrtarit Financiar të Gjakovës

Lënda e Gani Ramës ishte bashkuar me lëndën e Pal Lekajt dhe të akuzuarve të tjerë, pas propozimit të prokurorit Atdhe Dema për bashkimin e lëndëve.

Sipas aktakuzës, Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga, ngarkohet me veprën e mashtrimit me subvencione të shmangies nga tatimi.

Poashtu, Gani Rama po akuzohet për 218 mijë euro, lidhur me shpërndarjen e subvencioneve.

Rasti i Gani Ramës është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, pasi që Gjykata e Gjakovës, Gani Ramën e kishte liruar nga akuza e Prokurorisë, për shkak se nuk ishte vërtetuar se i akuzuari kishte kryer vepër penale.

Aktakuzën ndaj Ramës e ngriti Prokuroria Speciale e Kosovës.

Prokuroria Speciale, po akuzon Ramën se “kishte lejuar alokimin dhe propozimin e mjeteve lidhur me pagesat që i janë bërë biznesit DPT “Union-Vl”, me pronar Veli Hajdaraga, për shpërndarjen e subvencioneve.

Në aktakuzë thuhet se Gani Rama, këto mjete i kishte lejuar pas asnjë procedurë për shpërndarjen e subvencioneve, pa kontratë si dhe pa pasur fatura të rregullta apo dokumentacion tjetër përcjellës, ashtu siç është përcaktuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave publike dhe rregullate ppërcaktuara.

Shuma e keqpërdorur nga i pandehuri dhe të tjerët është 218,956.67 euro, thuhet në aktakuzë.

Në këtë rast, ish-kryetari i komunës se Gjakovës tash ministër i Infrastrukturës Pal Lekaj bashkë me ish-zyrtarin e tij Gani Ramën dhe drejtorin e drejtorisë për bujqësi Ismet Isufin, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga po akuzohet për shmangje nga tatimi dhe mashtrim me subvencione.

Sipas aktakuzës, Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Në aktakuzë thuhet se vendimet që i ka marrë Pal Lekaj mbulojnë vetëm shumën prej 235,400 euro, ndërsa vendimet e tjera nuk kanë asnjë lloj baze juridike e që arrijnë deri në shumën prej 631,671.82 euro.

Të njëjtit edhe pse kanë qenë të obliguar që ta përcjellin shpërndarjen e subvencioneve deri në fund dhe në përpikmëri, kanë lejuar mbi 40% të fermerëve mos të pranojnë fare subvencione, të cilët ia kanë mundësuar biznesit “UNION-VL”, apo personave të tjerë përvetësimin e dobisë pasurore që si pasojë kanë dëmtuar buxhetin e Komunës së Gjakovës në vlerë prej 69.786.00 euro.

Ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga ngarkohet me veprën e mashtrimit me subvencione të shmangies nga tatimi.

Hajdaraga, në cilësinë e udhëheqësit të biznesit “UNION-VL”, dyshohet se ka dhënë informacione jo të sakta me rastin ndarjes së subvencioneve, duke deklaruar dhe nënshkruar se kinse kanë pranuar subvencione të gjithë personat e nënshkruar në formularët mbi pranimin e tyre

Sipas Prokurorisë, Hajdaraga me qëllim të shmangies pjesërisht apo tërësisht pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve tjera që kërkohen me ligj, ka prezantuar të dhëna të pavërteta lidhur me të ardhurat e biznesit të tij, pasurinë apo gjendjen ekonomike, duke deklaruar një qarkullim më të vogël sesa ai real, respektivisht duke bërë shmangie nga tatimi në shumë rreth 35.550.00 euro, thuhet në aktakuzë.

Aktakuzë Ndaj Zyrtarit Financiar të Gjakovës