DebatPernime: Politika e Jashtme

Seria e debateve zgjedhore ‘ Debat Pernime’ sjell ballafaqimet e subjekteve politike mbi temën e politikës së jashtme.

Ky debat pati të ftuar Ardian Gjinin nga Koalicioni PDK-AAK-NISMA, Skender Hyseni, Besa Gaxherri dhe Ilir Deda nga Koalicioni LDK-AKR, Fitore Pacolli dhe Dardan Molliqaj nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga partia ‘Fjala’, Gëzim Kelmendi, Blerina Krasniqi dhe Fatmir Smajlaj.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje shpalosin planin e tyre për zgjidhjen e çështjes së demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

LDK-AKR tregojnë për shtyllat e programit të tyre qeverisës që kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe bashkëpunimin rajonal.

Ndërkaq, përfaqësuesi i koalicionit PDK-AAK-Nisma tregon se si do ta ndalojë inferioritetin e Kosovës karshi shteteve të tjera, përkatësisht Serbinë.

Në këtë debat mund të shihni edhe akuzat e kundër akuzat ndërmjet subjekteve politike mbi dy çështjet diskutabile të politikës së jashtme, Demarkacionin dhe Asociacionin e Komunave serbe.

PDK dhe NISMA nuk kanë dërguar përfaqësues në këtë debat. PDK ka kërkuar hapësirë në debat më shumë se subjektet tjera ndërsa NISMA nuk ka dhënë arsye për mospjesëmarrje.