Zotimet e PDK-së për ambientin

Uran Ismaili kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, në #DebatPernime mbrëmjen e sotme, dha zotimet e partisë së tij sa i përket çështjeve të ndryshme dhe specifike.

Ai dha premtimet dhe zotimet e PDK-së sa i përket përdorimit të qymyrit, përdorimit të qeseve të plastikës, ngrohjet qendrore.

Jeta Xharra: A duhet me u ndalu me ligj djegia e qymyrit për ngrohje?

Uran Ismaili: Duke me ndal, duhet me fol efektin, por nashta nuk e din njerëzit. Fakti që në Prishtinë cfarë ajri kemi në kohën e dimrit. Ne e kemi menduar në 24 muajt e parë.

Jeta Xharra: Kur kanë me pas ngrohje qendrore prej KEK-ut, Fushë Kosova dhe Obiliqi?

Uran Ismaili: Edhe Prishtina po besoj sepse s’është e përfunduar. 15 muajt e parë.

Jeta Xharra: Sa ngrohje qendrore keni me i ndërtu nëpër qytete? Ku dhe kur?

Uran Ismaili: Brenda mandatit i përfundojmë të gjitha.

Jeta Xharra: A duhet me vendos taksa për përdorim të qeseve të plastikës?

Uran Ismaili: Duhet me u bo dhe duhet me ndal jo vetëm në Kosovë por edhe Shqipëri. Në Kosovë brenda 12 muajve të parë.

Jeta Xharra: A keni me fillu me i gjobit qytetarët që e ndotin ambientin?

Uran Ismaili: Po natyrisht se duhet me pas e sidomos në vendet ku po ndotin nonstop. Duhet me i gjobit qashtu qysh janë gjobit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Jeta Xharra: A keni me bo lirime tatimore për veturat e reja e jo-ndotëse?

Uran Ismaili: Jo vetëm lirive duhet me krijiu një icentivë që qytetari mos me thonë jam vetëm i liruar. Nuk na vyn ma shumë se 15 muaj.

Jeta Xharra: Kur ka me u implementu standardi europian Euro 5 dhe Euro 6 për regjistrim të veturave në Kosovë?

Uran Ismaili: Jo për gjashtë muaj përfundojnë.

Jeta Xharra: Kur keni me i obligu kompanitë që shesin bateri me i grumbullu e me i reciklu  bateritë?

Uran Ismaili: Ne duhet me e nis riciklimin, fundi i fundit me nis një pilot nashta në Prishtinë. Unë kam qef me ni që është duke u bërë riciklimi. Në Prishtinë besoj se mundemi me realizu shumë shpejt, ndoshta dy vjetët e para që me pa qe reciklimi po funksionon.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Arlinda Sopi e Leutrim Sahiti (NISMA-AKR- PD), Artan Ahmeti e Fiknete Bejta (AAK-PSD), Haxhi Avdyli (LDK), Fatmire Kollçaku e Qemajl Aliu (VV) dhe Uran Ismaili (PDK).

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.