Kandidatja e LDK-së kundër termocentralit me qymyr

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku- Rexhepi në një intervistë për KALLXO.com tregon se kauza e saj e parë të cilën do ta shtyjë përpara nëse merr besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në kuvend, është të përkrah fëmijët me nevoja të veçanta.

Ajo shton se rëndësi të veçantë për të kanë edhe arsimi para universitar dhe pasuniversitar.

Bunjaku- Rexhepi tregon edhe se nuk e mendon ndonjë post ministror pasi që sipas saj e rëndësishme është të përfaqësoj popullin si deputete.

Tutje, Valentina Bunjaku- Rexhepi tregon se taksat ushqimore duhet të ulen ndërsa duhet të rriten taksat për alkoolin e duhanin.

Ajo tregoi edhe për tri amendamentet e para që do të i propozoj nëse bëhet deputete.

“Mësuesit mbështetës të përkrahen me fond të veçantë pasi që fëmijët me nevoja të veçanta kanë nevojë për këta mësues”, tregon Rexhepi- Bunjaku.

Rexhepi- Bunjaku e cila jeton dhe vepron në Gjilan, tregon se problemi kryesor në komunën që jeton është papunësia.

Ajo shton se nuk e ka në mend ndërrimin e partisë e sipas saj kur u pyet për të votuar kundër qëndrimit të grupit të saj parlamentar tha se votën e saj e vlerëson vetë.

Kandidatja për deputete nga LDK thotë se përkrahjen e saj do ta kenë të gjitha grupet e diskriminuara duke shtuar edhe se cilat verime do të ndërmarrë për përmirësimin e ajrit dhe ambientit të ndotur në Kosovë,

“Secilin ligj që vjen për ambient unë do të jem për mbrojtjen e ambientit”, tha ajo.

Valentina Bunjaku- Rexhepi në intervistën për KALLXO.com tregoi edhe qëndrimet e saj sa i përket temave të cilat morën vëmendje të madhe.

Ajo thotë se është kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr, djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit, përdorimit të qeseve të plastikës, shitjes së Telekomit të Kosovës, ndërtimit të autostradës së Dukagjinit dhe kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Ajo thotë se për heqjen e tarifës me Serbinë duhet të bëhet një vlerësim duke shtuar se është kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës.

Tutje Rexhepi- Bunjaku thotë se do të ndihmojë që Universitetet publike të akreditohen deri sa thotë se është kundër mbylljes së tyre nëse nuk akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit.

Valentina Rexhepi, ka thënë se është kundër monopolit në homologim ndërsa tregon edhe se a është për apo kundër martesave në mes të gjinisë së njëjtë.

Për këtë të fundit tha se është vlerësim i personave nëse dëshirojnë apo jo të martohen me gjininë e njëjtë ndërsa për bartjen e shamive në shkolla thotë se është kundër.

Bunjaku- Rexhepi  thotë se është pro kuotës për deputetë nga diaspora, deri sa shton dhe heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën.

Për fushatën Valentina Bunjaku Rexhepi thotë se po përkujdeset vetë dhe familja e saj deri sa tregon se do të mbaj vendin e punës vetëm si deputete.

Pasuria e Valentina Bunjaku-Rexhepit sipas saj është e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit deri sa shton se ka të hyra mujore vetëm si deputete.

Në AKK, Bunjaku- Rexhepi ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme në vlerë të 1 milion e 450 mijë eurove ndërsa të hyrat mujore si deputete i ka pasur 15 mijë e 480 euro.

Bunjaku- Rexhepi thotë se ka pasuri të përbashkët familjare dhe se përdor spitalet publike për tretman mjekësor nëse ka nevojë për tretman mjekësor.

Ajo thotë se metodën e tretmanit mjekësor në spitale publike do ta vazhdoj edhe nëse bëhet deputete duke shtuar se fëmijët e saj njëri është në shkollë publike dhe tjetri fëmijë në universitet privat.

Gjithashtu ajo shton se nuk ka prioritet punësimin e familjarëve deri sa shton edhe se fati i Trepçës duhet të zgjidhet nën qeverisje shtetërore.

Ajo shton se kushtëzimi i votës së saj për buxhet do të varet nga projektet për të cilat thotë se është pro projekteve pozitive.

Angazhimi i palodhshëm dhe përkrahja e atyre që kanë nevojë për të do të jetë puna me të cilët Valentina Bunjaku- Rexhepi thotë se do të mbahet mend.

Kandidatja për deputete nga LDK thotë për KALLXO.com se brenda një viti do të parashtroj 30 pyetje parlamentare ndërsa nuk jep numër të saktë për takimin me qytetarë.

Sipas saj makinat më të vjetra se 10 vite nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë deri sa shton edhe se për dëgjime publike që do të inicioj në komisionet ku do të jetë pjesë do të varet nga nevoja për to.

Valentina Bunjaku Rexhepi thotë se do të jap dorëheqje nëse ndaj saj ngritët aktakuzë si dhe do të votoj rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë.

Ajo thotë se nuk beson se do të votoj një qeveri që ka mbi 15 ministri dhe sipas saj një ministri do të duhej ti kishte 2 zëvendës ministra.

Ajo thotë se nuk do të votoj për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike dhe shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim si dhe nëse kërkohet nga ana e saj do të bëj transparente fondet e partisë dhe shpenzimet e faturat në kuvend apo ministri.