Cili ligj duhet të bëhet patjetër sipas kandidatit të LDK-së, Ibish Mazreku

Ibish Mazreku kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës në një intervistë për KALLXO.com i është përgjigjur 46 pyetjeve dhe dha qëndrimet e tij për çështje specifike si taksa, shkëmbimin e territoreve e disa çështje të tjera.

Ai shton se më shumë preferon postin e deputetit se sa të ministrit.

Gjithashtu, Mazreku tregon tutje edhe se do të punojë që në Kosovë të futet ligji për sigurim për mbrojtjen e punëtorëve në vendin e punës.

Tutje ai tregon se ka pasuri të përbashkët me bashkëshorten e tij ndërsa fëmijët njërin e ka në shkollë private ndërsa djali i tij merret me marketing.

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të LDK-së, Ibish Mazreku:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Ibish Mazreku: Është hera e parë që jam kandidat për deputet në parlamentin e Kosovës. E dini që kauza e përgjithshme e LDK-së është liri, pavarësi dhe demokraci. Në të parën është realizu populli i Kosovës e ka realizu Pavarësinë përmes luftës së saj. Pavarësia është ende në proces të rrumbullakimi, ndërsa demokracia është një proces i gjithanshëm dhe unë jam mbështetës i fortë i kësaj thënie ose vizioni të Ibrahim Rugovës.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Ibish Mazreku:  Ma me kënaqësi kisha mbet deputet i parlamentit të Kosovës.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Ibish Mazreku: Këtu kemi një shkallëzim të taksave përshembull TVSH-ja është rritë për mallrat e luksit, ndërsa janë zvogëluar taksat për konsum sidomos për konsumin e përgjithshëm. Normal që duhet ta fuqizojmë zvogëlimin e taksave përsëri për këto lloj produkte sidomos ato elementare që janë, por ne duhet të kemi një fokus të veçantë sidomos te lënda e parë, te teknologjia, te pasijet për bizneset tona sepse sipas saj ne duhet të fuqizojmë prodhuesit e bizneseve në Kosovë.

KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?

Ibish Mazreku:  Unë jam idhtar i futjes së sigurimeve të detyrueshme në Kosovë siç është sigurimi për mbrojtjen e punëtorëve në vendin e punës, në krejt botën është i detyrueshem tek ne nuk është. Unë jam idhtar i futjes së sigurimit të detyrueshëm shëndetësor të Kosovës ku aty do të jem idhtar i përfshirjes së gjitha institucioneve si publike dhe private do të trajtohen të barabartë përmes ligjit dhe qytetari do të jetë ai që do të zgjedhë shërbimin do ta kenë nga institucionet publike apo private dhe do ta fusim konkurrencën në mes vete. Kjo është një praktikë që me të vërtetë i vetëdijëson institucionet publike për ofrimin e shërbimeve më të mira.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Ibish Mazreku:  Unë vij nga komuna e Rehovecit, një komunë rurale, vend bujqësor ku bujqësinë e ka aktivitetin kryesor, prodhimtarinë e verës. Aty kemi problemin kryesor problemin e ujitjes do të thotë shtrirja e sistemit të ujitjes për bujqësi kjo është njëra dhe rregullimi i lumit Drini i Bardhë që është degradu nga shfrytëzimi jo njerëzor i lumit dhe degradimi i këtij lumi ndoshta edhe përkrahja e fuqishme e aktivizmit të hekurudhës sepse hekurudha kalon nëpër komunën e Rahovecit deri në Prizren.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Ibish Mazreku:  Ka 30 vite që se kam ndërru partinë, është vizioni dhe filozofia e Ibrahim Rugovës që më ka mbajt në këtë pozicion dhe besoj që do ta vazhdoj kështu, nuk pres që ndonjëherë ta ndërroj partinë.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Ibish Mazreku:. Ka gjasa nëse nuk jam i bindur që vendimet e grupit parlamentar janë në kundërshtim me interesat e përgjithshme të shtetit.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Ibish Mazreku: Nëse mund ta quajmë grup un do të kisha me qenë përkrahës i idesë së studentëve të diplomuar të cilët bredhin student të shkëlqyeshëm të diplomuar, ta gjejmë një solucion që pas diplomimit ta kenë një periudhë përmes praktikës së paguar që të kyqen në institucione që ta marrin një lloj provoje, tjetër është edhe mund ta quaj të rinjtë të cilët dëshirojnë të merren me sport dhe nuk kanë kushte, nuk kanë përkrahje financiare nga institucionet e shtetit dhe këta të rinj të merren me aktivitetin e tyre, klubet sportive të futbollit e kështu me radhë.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Ibish Mazreku:  Kjo është një problem global i përgjithshëm, një orientim i përgjithshëm që edhe Kosova të jetë në vijë me botën e qytetëruar, që edhe ne duhet të bëjmë diçka në përmirësimin e mjedisit aty ku jetojmë. Kosova është në pozicion shumë të keq këtu dhe përmes ligjit duhet të detyrojmë që ta nxëmë bizneset që e ndotin ambientin duhet që të ti përcjellin praktikat ose standardet ndërkombëtare për ushtrimin e aktivitetit të tyre dhe mos ta ndotin ambientin. Besoj që kemi praktika të mira të vendeve të huaja dhe ato praktika duhet  të kemi vullnet politik dhe përmes ligjeve të monitoruara, të kontrolluara dhe të zbatuara ta fuqizojmë këtë orientim.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Ibish Mazreku: Jam për, mirëpo me standarde që ndotja e ajrit të jetë në minimum.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Ibish Mazreku: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Ibish Mazreku: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Ibish Mazreku: Ndoshta kisha me qenë më shumë kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Ibish Mazreku: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Ibish Mazreku:  Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Ibish Mazreku:  Nëse partnerët na kërkojnë jam për heqje.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Ibish Mazreku:  Për, por me standarde ndërkombëtare.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Ibish Mazreku:  Jam kundër mbylljes, jam për fuqizim të gjithanshëm të Universiteteve publike edhe private.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Ibish Mazreku: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Ibish Mazreku: Tash se di, jam neutral kisha me thënë. Janë trende që nuk mund ti ndalim, është e drejtë e njerëzve që mendojnë ta kenë lirinë por megjithatë e kemi mjedisin mentalitet që janë në mes aty nuk jam as për as kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Ibish Mazreku:  Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Ibish Mazreku:  Kisha me qenë për.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Ibish Mazreku:  Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Ibish Mazreku: Këtu është një dilemë ligjore, sepse nëse hiqet kush i merr përgjegjësinë për këtë mund të jetë atëherë përgjegjësia me kalu tek palët. Unë kisha me qenë për anëtarësimit të Kosovës në këshillin e … pastaj edhe ne mënyrë automatike kemi të drejtë të shkojmë në Evropë me kartonin e Evropës dhe edhe ata të vijnë tek ne, këtu mund të jetë nëse e hekim kisha me qenë për heqjes mirëpo parashtrohet pytja ligjore, logjike kush do ti mbulon dëmet që ata na i shkaktojnë këtu, atëherë bijnë në barrën private të personave.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Ibish Mazreku:  Aty janë shpenzimet e partisë, solide mund ti quajmë kështu personale por nuk ka ndonjë lloj aktiviteti kështu ndonjë shpenzim ku me ditë sa, normal.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Ibish Mazreku:  Aktualisht jam pro rektor për bashkime ndërkombëtare dhe profesor i rregullt në Universitetin Haxhi Zeka, nëse zgjedhem deputet atëherë do të mbetem vetëm si profesor,do të dorëhiqem nga pozicioni i pro rektorit sepse edhe ligji e kërkon të përcaktohesh.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Ibish Mazreku:  Aktualisht të hyrat mujore të mija sillen rreth 2000 euro. Pasuria ime është, jemi ende familje bashkë i kemi bashkë në komunën e Rahovecit diku rreth 7 hektarë tokë që është kryesisht e vëllezërve, këtu në Prishtinë e kemi një truall 6 ari ku gjysma është e imja dhe gjysma e vëllezërve por ende figuron pjesa e Prishtinës vetëm në emrin tim ndërsa pjesa në fshat që e kemi figuron në emër të vëllait.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nëse jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Ibish Mazreku: Ajo që është e imja është edhe e bashkëshortes. Me letra ne kemi kurorë dhe automatikisht. Jo nuk e kam bërë këtë por me ligj i takon edhe asaj.

Atëherë unë duhet me pastru me vëllezër dhe me ditë cila është e imja dhe nuk e kam asnjë dilemë sepse me  bashkëshorten me 1 tetor i bëj 30 vite që kam martesë me të dhe shpresoj që ajo që është e imja është edhe e asaj.

KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Ibish Mazreku: Unë i shfrytëzoj shërbimet e sistemit publik në Kosovë ka raste edhe privat. Përveç që i shfrytëzoj shërbimet publike dhe private jam edhe i siguruar me sigurim privat,ku ndajë një shumë të vogël. Kam siguruar veten, bashkëshorten  dhe fëmijët e mijë.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Ibish Mazreku:  Unë do ta vazhdoj rrugën e njejtë, në institucione publike por do të luftoj fuqishëm implementimin e sigurimeve shëndetësore në Kosovë dhe përmes implementimit të këtij ligji ta kem një takim njëjtë si ne si deputet, si qeveritar, si çdo qytetar i Republikës së Kosovës. Është e drejtë kushtetuese.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Ibish Mazreku: Vajza ka përfundu privat master në Prishtinë. Çuni i madh nuk ka vazhdu shkollimin, mirret me një aktivitet marketing 3D video marketing.